Izet Mexhiti uron festën e Fitër Bajramit: Edhe për shumë vite festa

Ish kryetari i Komunës së Çairit dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Izet Mexhiti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, transmeton InfoShqip.

Më poshtë gjeni mesazhin e tij pa ndërprerje:

“Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja.

Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vepra të mira dhe të sjellë harmoni, solidaritet, begati për ne dhe familjet tona. Festa le të na shërbejë si moment i vetëdijësimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore. IM”, ka shkruar Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu