Izetbegoviq: Arrestimi i drejtorit të Agjencisë boshnjake të Inteligjencës u bë për shkak të Serbisë

Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq pretendon se arrestimi i shefit të Agjencisë boshnjake të Inteligjencës, Osman Mehmedagiq është një përpjekje për ta kompromentuar atë.

“Qëllimi është ta heqim atë në mënyrë që shërbimi i sigurisë i BeH të kontrollohet nga politikat anti-shtetërore të cilat do ta bëjnë atë degë të agjencive të inteligjencës nga fqinjët”, tha Izetbegoviq, duke theksuar veçanërisht Serbinë.

Sipas Izetbegoviqit, “qëllimi nuk është i fshehur”.

Ne kemi qenë dëshmitarë të disa prej politikanëve kryesorë serbë që e quajtën Agjencinë boshnjake të Inteligjencës agjenci armike”, tha ai.

“Ata janë përpjekur ta bëjnë këtë për vite me rradhë, duke trilluar skandale të ndryshme – nga përgjimi i pretenduar i udhëheqjes politike serbe e tutje. Deri më tani, të gjitha akuzat kundër Mehmedagiqit janë hedhur poshtë gjatë hetimit ose në gjykatë, por ato vazhdojnë”, shkroi Izetbegoviq në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu