“Izraeli dhe SHBA punojnë në shembjen e autoritetit palestinez”

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat, sot deklaroi se pushteti i Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) bashkërisht tentojnë të shembin autoritetin palestinez në Ramallah, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Synimi izraelit i heqjes së fondeve të taksave është pjesë e planit izraelito-amerikan për shembjen e autoritetit palestinez”, tha Erekat në intervistë për radion palestineze.

Ai tha se të gjitha masat johumane dhe joligjore të autoriteteve izraelite janë pjesë e planit të njëjtë, përfshirë edhe arrestimet e palestinezëve, shembjen e shtëpive të tyre, dëbimet dhe pastrimin etnik që zbatohet me dekada.

Qeveria palestineze në Ramallah në muaj mbledh rreth 175 milionë dollarë tatime vetëm nga importi dhe eksporti, ndërsa autoritetet izraelite paralajmëruan se do të vendosin ndalesë për grumbullimin e këtij tatimi.

Bisedimet e paqes midis Palestinës dhe Izraelit u pezulluan në vitin 2014 dhe pengesa kryesore për vazhdimin e negociatave janë ndërtimet izraelite të vendbanimeve të paligjshme hebreje në tokën e pushtuar palestineze.

Autoritetet palestineze kanë hedhur poshtë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të jenë lehtësues të bisedimeve të paqes në të ardhmen, që është si reagim ndaj njohjes amerikane të Kudsit si kryeqytet të Izraelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu