Izraeli përmbyt tokën bujqësore në Gaza duke shkatërruar të mbjellat

Hapja e pakontrolluar e portave të një dige nga ana e Izraelit ka shkaktuar dëme në vlerë prej 500 mijë dollarë në zonat bujqësore në Gaza, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një pjesë e madhe e tokave bujqësore në lindje të Jabalia dhe Beit Hanoun u dëmtuan ndërsa shpezët dhe kosheret e bletëve u zhdukën për shkak të përmbytjeve, thuhet në një deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se produktet bujqësore përfshirë patatet dhe qepët u shkatërruan plotësisht në rreth 920 hektarë tokë të përmbytur.

Duke theksuar se ushtria izraelite po bllokon përpjekjet për vlerësimin e dëmeve duke përdorur gaz lotsjellës, ministria u bëri thirrje fondacioneve ndërkombëtare dhe organizatave të të drejtave të njeriut për të ndaluar shkeljet e Izraelit.

Izraeli ka ndërtuar shumë diga në rajon dhe kohë pas kohe hap dyert e tyre, duke shkaktuar përmbytjen e shtëpive dhe tokave në Gaza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu