SHBA-të kanë hedhur poshtë kërkesën e Izraelit për vendosjen e sanksioneve ndaj Libanit mbi tunelet ndërkufitare që pretendohet se u gërmuan nga grupi libanez Hezbollah, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi e përditshmja izraelite Haaretz, gjatë një takimi në Bruksel me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Bejrutit dhe në ushtrisë libaneze, duke cituar përgjegjësinë e pretenduar të tyre për shkelje të rezolutës 1701 së OKB-së.










