Izraeli vendos, prodhim respiratorësh në vend të raketave

Izraeli ka shndërruar një fabrikë të prodhimit të raketave në linjë prodhimi për respiratorë në masë, pasi epidemia e virusit korona vazhdon të përhapet, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Izraeli ka konfirmuar 17 vdekje dhe afro 5000 pacientë, raporton Reuters.

Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett ka paralajmëruar se vendi ka vetëm 2,000 respiratorë dhe se nevojiten shumë aparate të frymëmarrjes për të sëmurët rëndë.

Vendeve në mbarë botën u mungojnë respiratorët dhe disa u janë drejtuar kompanive private dhe ushtrisë për prodhim.

“Prodhimi filloi këtë mëngjes në një fabrikë sekrete të raketave,” tha Bennettt.

“Izraeli duhet të zhvillojë aftësitë e veta për gjithçka që ka të bëjë me pandeminë COVID 19,” vuri në dukje Bennett. “Ne nuk duhet të varemi nga vendet e tjera,” shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu