Ja arsyet pse brigada të ushtrisë së Serbisë po qëndrojnë rreth kufirit të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar ndaj lajmit se Serbia po frikësohet nga formimi i ushtrisë së Kosovës, pasi ajo të përdorej kundër tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se edhe Kosova frikësohet se Beogradi do ta përdorë ushtrinë kundër shqiptarëve dhe pesë brigadat e ushtrisë së Serbisë po qëndrojnë rreth kufirit të Kosovës vetëm për të sulmuar Kosovën dhe për t’i shfarosur shqiptarët.

Kajtazi po ashtu ka thënë se Serbia i frikësohet formimit të ushtrisë së Kosovës, pasi sa herë që ajo është përballur me ushtri është ndarë e humbur dhe turpëruar.

Postimi i tij i plotë:

Edhe Kosova frikesohet se Beogradi do te perdore ushtrine kunder shqiptareve. Te pese brigadat te cilat Serbia i ka stacionuar rreth kufirit me Kosoven nuk kane as nje arsye te qendrojne aty per faktin se Kosova nuk ka ushtri dhe nuk ka kapacitete mesymse drejt Serbise. Ato qendrojne vetem per nje arsye, per ta sulmuar Kosoven dhe per t’i shfarose shqiptaret ne rast te krijimit te ndonje klime te favorshme nderkombetare. Eshte provuar hisorikisht me 1878, me 1912, me 1918, me 1945, me 1999 se Serbia ka perdor ushtrine kunder civilve shqiptar, kryesisht femijve, grave, pleqeve dhe popullates se paarmatosur me qellim shvarosjes se tyre. Serbia i frikesohet formimit te Ushtrise se Republikes se Kosoves sepse ajo sa here qe eshte perballur me ushtri te rregullta eshte ndare e humbur dhe e turpruar. Beteja e Koshares dhe ajo e Logjes jane deshmi e kesaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here