Turqia ka hequr bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë që ato të mund të bëhen anëtare të NATO-së, kjo është bërë e ditur disa orë më parë nga zyrtarët e lartë të NATO-së, shkruan InfoShqip.
Pas nje mbledhje që zgjati më shumë se katër orë mes Turqisë, Finlandës, Suedisë dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Madrid, u arrit një memorandum mirëkuptimi me të cilën Turqia jep dritën e gjelbër për anëtarësimin në NATO te dy vendeve Skandinave.
Por pas këtij hapi të madh, këto gjëra mori Turqia si këmbim për heqjen e bllokadës:
– Suedia/Finlanda do të heqin embargon e armëve.
– Të dy vendet do të mbështesin Turqinë në luftën ndaj PKK, si dhe të ndalojnë mbështetjen për YPG.
– Ata do të ndryshojnë ligjet e tyre mbi definimin e terrorizmit.
– te dy vendet do të shkëmbejnë te dhëna Inteligjencës me njëri-tjetrin.
– Do të ekstradojnë të dyshuarit për terror në Turqi.
– Finlanda dhe Suedia do të mbështesin pjesëmarrjen e Turqisë në BE.
– Turqia, Finlanda dhe Suedia do të krijojnë një mekanizëm të përbashkët të përhershëm për t’u konsultuar mbi drejtësinë, sigurinë dhe inteligjencën.
– Nëser R. T. Erdoğan takohet me Biden dhe me shumë gjasa arrihet marrëveshje mbi F16. /InfoShqip.com