Ja çfarë do të nënshkruajnë në Ohër, Rama, Kovaçevski dhe Vuçiq

Tre vendet nga “Ballkani i Hapur” në Ohër do të angazhohen për një luftë të përbashkët kundër evazionit fiskal, por edhe për përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar një kartë turistike dhe nënshkrimi i një memorandumi për shkëmbim kulturor.

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të angazhohen për një marrëveshje të përbashkët për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar evazionin fiskal në të tre vendet.

Kështu thuhet në tekstin e Memorandumit të Mirëkuptimit në të cilin Radio Evropa e Lirë (RFE) ka pasur qasje dhe të cilin përfaqësuesit e tre vendeve do ta nënshkruajnë në Ohër, në takimin e nismës “Ballkani i hapur” të planifikuar për të mërkurën më tetë qershor.

Gjithashtu, në Ohër do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë si dhe memorandume të bashkëpunimit kulturor në fushën e turizmit.

Asnjë nga katër dokumentet e planifikuar nuk përmend zgjerimin, por u bën thirrje vendeve të tjera potencialisht të interesuara për bashkëpunim në të ardhmen.

Për herë të parë në samitin e Ohrit do të marrë pjesë përfaqësuesi i Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazovic.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në samitin e Ballkanit të Hapur, që pritet të mbahet më 7 – 8 qershor në Ohër. Por duket se Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër drejtuar homologut të Maqedonisë Kurti nuk ka thënë se e refuzon pjesëmarrjen, por as nuk e ka pranuar ftesën.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka shpjeguar edhe njëherë qëndrimin e Kosovës dhe si e sheh ai bashkëpunimin rajonal.

Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë. Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e Kurtit për kryeministrin maqedonas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu