Ja çfarë do t’i ndodh Vuçiqit në vitin 2021, këto gjëra do t’ia bëjë Kosova

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, thotë se viti i ri do të filloj i vështirë për Aleksander Vuçiqin. Sipas tij, ai nga qeveria e re duhet të shpallet non grata në Republikën e Kosovës. Murseli përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Serbisë duhet t’i bëhet presion edhe për të pranuar gjenocidin në Kosovë, që të kërkon falje dhe të paguan miliarda dëmë për krimet dhe shkatërrimet e kryera gjatë luftës.

Murseli tutje pohon se, me presidentin Joe Biden, Vuçiqi do ta njoh Kosovën pas nuk ka zgjidhje tjetër.

Postimi i plotë:

Viti i ri do të fillojë i vështirë për Presidentin serb Vuçiq. Përveç që Qeveria e re e Kosovës duhet shpallë atë non grata në Republikën e Kosovës, Serbisë duhet gjithashtu ti bëhet presion i madh për të pranuar gjenocidin në Kosovë, të kërkon falje dhe të paguan miliarda euro dëme për krimet dhe shkatërrimet e kryera në fund të viteve 90 në Kosovë.

Me Presidentin e ri amerikan, Joe Biden, në pushtet, Vuçiq e di se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që duhet të ndodhë nëse ai dëshiron anëtarësimin në BE. Nëse pandemia ishte një vit i vështirë për botën, 2021 do të jetë të paktën po aq i vështirë për Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu