Ja çfarë domethënë rivotimi nga ankesat në Zhelinë, BDI me 1 deputetë më pak, VLEN me 1 më tepër?

Do të rivotohet në një vendvotim në Zhelinë, ka vendosur Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Kjo vjen pasi koalicioni VLEN parashtroi ankesa për 10 vendvotime në Njësinë Zgjedhore 6 ku hyjnë vendet si Tetova, Gostivari, Bogovina dhe Vrapçishti, transmeton TV21.

VLEN parashtresat i ka dorëzuar mbi bazën se ka parregullsi në mbledhjen e votave për të cilat thuhet se kanë ndikuar edhe rezultatin përfundimtar.

Kujtojmë se VLEN në Njësinë Zgjedhore 6 ka 7 deputetë, kurse Fronti Europian ka 9 deputetë.

Por lufta më e madhe do të bëhet në njësinë Zgjedhore 5. Aty BDI ka marrë rreth 100 vota më shumë se LSDM duke siguruar një deputet më shumë. 8 parashtesa për këtë njësi zgjedhore ka parashtruar edhe VMRO-DPMNE e cila te njësia 5 është afër edhe një mandati deputeti./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu