Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka bërë të ditur se po propozohen rregulla më të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e numrit të aksidenteve.
Sipas saj, ligji i ri parasheh kufizimin e shpejtësisë maksimale në 20 kilometra në orë, moshë minimale 18 vjeç për drejtimin e trotinetëve elektrikë, si dhe dënime më të ashpra për përdoruesit e papërgjegjshëm.
Imeri Stafai thekson se gjatë dy viteve të fundit dhjetëra persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur rëndë në aksidente trafiku, duke e bërë të domosdoshëm forcimin e masave të sigurisë.
“Qëllimi nuk është ndëshkimi, por mbrojtja e jetëve, veçanërisht e të rinjve. Më shumë rend në rrugë do të thotë më pak aksidente dhe një e ardhme më e sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, ka deklaruar deputetja e VLEN-it. /INA/










