Ja cila është zgjidhja më e mirë për BDI-në sipas Zejd Rexhepit

Reagimi i Zejd Rexhepit nga Lëvizja Besa pas lajmit se BDI do ta reformojë partinë:

ALI AHMETI DHE BDI-JA E KANË VETËM NJË ZGJIDHJE – TA BRAKTISIN QEVERINË DHE TA IZOLOJNË GRUEVSKIN

Pas deklaratave dhe veprimeve antidemokratike dhe antiperendimore të institucioneve shtetërore dhe qeveritare; Pas rrugëtimit drejt apartejdit që e ka marrë shteti i kriminalizuar duke luftuar vlerat euroatlantike; Pas shkeljes drastike të kushtetutës nga institucionet shtetërore dhe qeveritare; Pas deklaratave dhe qëndrimeve shoviniste dhe nacionaliste të Gruevskit, Ivanovit dhe Dimitrievit, kundrejt të drejtave elementare të shqiptarëve: Shtrohet pyetja se çka është ende duke bërë “partneri” i tyre në qeveri Ali Ahmeti dhe BDI-ja?

Kështu që,… Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja dëshirojnë të braktisin vasalitetin ndaj Gruevskit dhe VMRO-së; Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja kanë vendosur të jenë në shërbim të vlerave euro-atlantike dhe interesave shqiptare: Ali Ahmeti dhe BDI-ja duhet që urgjentisht të braktisin qeverinë me VMRO-në, me ç’rast përfundimisht do ta izolonin Gruevskin dhe klikën e tij dhe do ta linin të vetmuar në këtë luftë kundër shqiptarëve, kundër NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve.

Tash e ka fjalën Ali Ahmeti, që para se të mendoj ta “reformoj” partinë e tij, le ta braktisë qeverinë dhe ta varros politikisht Gruevskin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu