Ja cilat janë 10 familjet mbretërore më të pasura në Evropë. Kjo është rënditja

Mbretëresha e Anglisë mund të jetë më e njohura në të gjithë botën, por nuk është më e pasura në Evropë.

Më poshtë janë renditur 10 familjet mbretërore të Evropës që kanë më shumë pasuri të raportuar.

10. Mbreti Filip i Belgjikës, 13 milionë dollarë

Shpenzimet e familjes mbretërore që mbulohen nga shteti belg janë rreth 13 milionë dollarë në vit, plus shërbimet të tjera mbështetëse. Pronat mbretërore i përkasin shtetit ose Trustit Mbretëror, që nuk mund të shiten.

9. Mbreti Felipe VI i Spanjës, 20 milionë dollarë

Thuhet se mbreti i Spanjës e ka ulur rrogën me 20%, në 267,447 dollarë, në vitin 2015. Familja mbretërore ka pesë pallate, pesë vila jashtë qyteteve, 10 manastire. Kostoja vjetore e familjes që mbulohet nga shteti është 8.9 milionë dollarë në vit.

8. Mbreti Herald V i Norvegjisë, 30 milionë dollarë

Monarkia norvegjeze shpenzon 72 milionë dollarë në vit. Në vitin 2017 qeveria dha 32 milionë dollarë për familjen mbretërore dhe 14 milionë për shpenzime personale të mbretit e të mbretëreshës.

7. Mbretëresha Margaretë e Danimarkës, 40 milionë dollarë

Margareta II ka që në vitin 1972 që është mbretëreshë e Danimarkës. Familja mbretërore merr 12.8 milionë dollarë në vit, të cilat mbulojnë veprimtaritë e mbretëreshës si dhe shpenzimet private.

6. Mbreti Karl Gustaf XVI i Suedisë, 70 milionë dollarë

Mbreti Karl Gustaf mori 7.6 milionë dollarë për detyra zyrtare në vitin 2015. Pallati mbretëror mori 7.4 milionë dollarë për jetën e monarkëve. Familja ka nën pronësi private Pallatin Soliden si dhe një shtëpi pushimesh verore në detin Balltik.

5. Mbretëresha Beatrix e Holandës, 200-300 milionë dollarë

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, mori një buxhet prej 47 milionë dollarësh, që mbulon edhe vizitat zyrtare jashtë vendit. Ai ka edhe një pasuri personale prej pronash private, investimesh, si dhe aksione në Shell Oil.

4. Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë, 500-600 milionë dollarë

Granti qeveritar që i jepet familjes mbretërore është 57.9 milionë dollarë në vit. Nga qiratë e pronave mbretëresha merr rreth 20 milionë dollarë.

3. Alberti II i Monacos, 1 miliard dollarë

Alberti II i Monakos zotëron një të katërtën e mbretërisë së tij. Mes pronave numërohen koleksione makinash antike, aksione në resorin e Monte Karlos “Societe des Bains de Mer”, një koleksion pullash. Të gjitha janë pjesë e pasurisë së shtëpisë Grimaldi.

2. Duka i Madh Henri i Luksemburgut, 4 miliardë dollarë

Familja dukale e Luksemburgut ka një fond prej 324 mijë dollarësh në vit për të mbuluar funksionet shtetërore, dhe më shumë se 12 milionë dollarë për jetesën e familjes mbretërore. Pronat i administron kurora.

1. Princi Hans Adam II i Lihtenshtejnit, 5 miliardë dollarë

Princi Hans Adam II merr 270,000 dollarë për të mbuluar funksionet shtetërore, por pasurinë e vërtetë e ka për shkak të pjesës që ka privatisht në bankën LGT Group, një investim i bërë nëpërmjet Fondacionit “Princi i Lihtenshtejnit”, që ka investime në pasuri ët patundshme, pyje dhe kompani verërash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu