Në listën kualifikuese të pasaportave sipas numrit të shteteve në të cilat mund të udhëtohet pa viza, Maqedonia gjendet në vendin e 46-të, qytetarët e së cilës munden lirshëm të udhëtojnë në 112-të shtete.
Sipas Henli pasport indeks për vitin 2018, e para në listë edhe këtë vit është Gjermania, qytetarët e së cilës pa viza mund të vizitojnë 177-të shtete. Në vendin e dytë është Singapori (176 vende), ndërsa vendin e tretë e ndajnë Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe, qytetarët e të cilave munden lirshëm të udhëtojnë në 175-të shtete.
Amerikanët pa viza mund të udhëtojnë në 173 vende, që i rendit në vendin e pestë.
Më keq është kualifikuar pasaporta afgane, shtetasit e së cilës mund të udhëtojnë pa miratimin e nevojshëm në vetëm 24 shtete, para tyre në vendin e 103-të, është Iraku (27 shtete), ndërsa në vendin e 102-të është Siria (28 vende).
Nga vendet e rajonit, më mirë është kualifikuar Greqia, e cila është në vendin e shatë, ndërsa grekët lirshëm udhëtojnë në 171 vende, pastaj Sllovenia, e cila është në vendin e 11-të (167 shtete), Bullgaria është në pozitën e 20-të (156) Kroacia është në vendin e 21-të (155 shtete), Serbia është në vendin e 41-të (119 shtete), Mali i Zi në vendin e 48-të (110), BeH në vendin e 51-të (105), Shqipëria është në vendin e 52-të (100 shtete) dhe Kosova është në vendin e 96-të me mundësi pa viza të udhëtojë në 38-të vende.










