Ja çka thotë Teuta Arifi pas mbledhjes së kryesisë qendrore të BDI-së (VIDEO)

Ndërkohë, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi ka thënë shkurt se temë diskutimi e takimit të sontëm në Reçicë ka qenë shqyrtimi për të tërheq ministrat, por siç shtoi, “nuk kemi vendim në atë drejtim, nuk ka kurgjë më shumë”.

BDI-ja, së fundmi është mbledhur në një takim të jashtëzakonshmët të kryesisë së saj, për të diskutuar krizën politike në vend, bllokadën në Kuvend, por edhe zgjedhjet e mundshme lokale, duke qenë se krerëve të Komunave iu përfundon së shpejti mandati ligjor i ushtrimit të funksionit të tyre.

“Njëra nga pikat ka të bëjë me mundësinë e daljes nga qeveria teknike ku jemi aktualisht me VMRO-DPMNE. Përmes kësaj lëvizje duam të shohim nëse mund të arrijmë të zhbllokojmë situatën politike të krijuar së fundmi. Për këtë çështje po diskutohen argumentet “pro” dhe “kundër”, nëse dalja nga qeveria teknike do ta lehtësonte këtë situate”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu