Ja çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Megjithëse në nivel botëror ka rënë çmimi i naftës për barel, në nivel vendor në Maqedoni do të rritet çmimi i derivateve të naftës për litër, njofton Telegrafi Maqedoni.

EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të shitet për 1.5 denarë më shtrenjtë – 63 denarë, kurse EUROSUPER BS-98, EURODIESEL (D-EV) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, do të shiten për 2 denarë më shtrenjtë, respektivisht 65 dnearë, 50 denarë dhe 38.5 denarë.

Kështu ka vendosur Komisioni rregullator energjetik (KRRE). Deri te ky vendim ka ardhur pas ndryshimit të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe nga kursi i denarit përballë dollarit, në dy javët e kaluara.

Çmimi shitës me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1.67 denarë, pra do të kushtojë 24.078 denarë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu