Ja disa nga detajet kryesore nga mbledhja e ekipit të serialit “Shqiponjat e Arta” (FOTO)

Të premten mbrëma është mbajtur mbledhja e parë e gjithë ekipit realizues të serialit më të ri duke filluar nga regjisori, stafi teknik si dhe aktorët kryesor të serialit “Shqiponjat e Arta”.

Një organizim madhështor ku u prezantuan tematika e serialit, aktorët kryesor si dhe plot detaje tjera sa i përket xhirimeve.

Në një fjalim të mbajtur para të pranishmëve, regjisori Hadis Sen mes tjerash tha që “ka shumë vende tjera që realizojnë seriale, dhe ne jemi të parët që do realizojmë një serial shqiptar, i cili do ketë aksion, dramë, dashuri e shumë gjëra tjera”. transmeton InfoShqip.

Në këtë serial do flitet gjithashtu edhe për luftën e Bosnjës në kohën e ish-Jogusllavisë.

Disa nga rolet kryesore të këtij seriali që ishin të pranishëm edhe mbrëmjen e së premtes janë: Laura Kërliu, Fevzi Ebipi, Iska Elezi, Caki Kabashi, Xhelal Fera, Enes Selimi, Yasemin Ela, Enis Murati e shumë të tjerë./InfoShqip.com

Më poshtë mund të shihni disa foto nga mbledhja e organizuar:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu