Ja disa nga drejtorët e BDI-së që do ti “fshi” fshesa e Zaevit

Mbi 20 drejtorë në nivelin qendror do të ndërrohen javën e ardhshme. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili potencoi edhe faktin se tashmë disa pozita janë të lira.

Nga Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë nuk e përjashtojnë mundësinë që me rikonstruimin e eshallonit të tretë të shtojnë numrin e drejtorëve. Por pohojnë se ky nuk është qëllimi i rikonstruimit.

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim javën e kaluar tha se brenda BDI-së do të fillojë një proces i thellë reformimi dhe tha se BDI është partia që u jep hapsirë të rinjve.

Nga asnjëra parti nuk japin emra konkret se cilët janë drejtorët apo zv-minstrat që do të përfshihen nga rikonstruimi i qeverisë.Drejtorët nga radhët e BDI-së që me shumë gjasa mund të lëvizin janë:

Vullnet Ademi – drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja.
Ejup Rustemi – Drejtor “Postat e Maqedonisë”.
Gajur Kadriu – Drejtor “Rrugët e Maqedonisë”.
Irfan Asani – Drejtor “Hekurudhat e Maqedonisë”.
Bardhyl Nasufi – Drejtor i Furnizimeve Publike.
Hulusi Beqiri – Drejtori për Rezerva të obligueshme të Naftës.
Rufat Huseini – Drejtorin i Inspektoratit Shtetëror për Transport.
Shkodrane Dardhishta – Drejtoreshë për shërbime të përbashkëta në Qendrën Klinike Universitare.
Për më tepër, riformatimi i eshallonit të tretë pritet t’I plotësojë edhe vendet e lëna bosh pas dorëheqjes së drejtorëve të RDK-së dhe pritet që të përmbushë edhe vendin e lënë bosh në Drejtorinë e “Hekurudhave të Maqedonisë” sektorin e Transportit, post të cilin e ushtronte Shaban Zendeli i cili u nda nga jeta para disa ditësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu