Ja kërkesat e Mijallkovit për Gjykatën e Apelit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, në ankesën e tij që e ka dorëzuar tek Gjykata Penale ka kërkuar të mbahet seancë publike, njofton Makfaks.

Në ankesë Mijallkov kërkon që vendimi për paraburgim të rishqyrtohet, gjegjësisht të largohet masa e paraburgimit, ndërsa në fuqi të mbesin masat e përkujdesit të cilat kanë qenë më parë.

Mijallkov konteston faktin që vendimi për paraburgim është marrë vetëm mbi bazë të propozimit të Prokurorisë, pa mos u dëgjuar argumentet e avokatëve të tij.

Avokatët e Mijallkovit në ankesë kanë shkruar se gjykata edhe më herët ka pasur dijeni për të gjitha akuzat kundër Mijallkovit, ndërsa atëherë nuk e kanë parë të udhës të propozojnë paraburgim, por vetëm marrje të pasaportës dhe detyrim për paraqitje të rregullt në gjykatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu