Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet të mbahen gjatë muajit tetor, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sa më shumë që afrohet dita e zgjedhjeve politikanët shqiptarë flasin për të arritura dhe projekte në zonat shqiptare, por realiteti në terren është dëshpërues.
Sipas një hulumtimi të realizuar nga organizata BIRN, shumica e investimeve kapitale ka shkruar në komunat maqedonase.
Rezultatet e këtij studimi zbardhin të vërtetën se ku shkojnë paratë e taksapaguesve dhe analshkalimin total të shqiptarëve.
Derisa tek komunat maqedonase investimet për kokë banori arrijnë në mbi 1000 euro, tek komunat shqiptare janë 10 herë më pak .
Gjithandej zonave të banuara shqiptare, tym dhe zjarrë, deponi te djegura, mungesë të investimeve pothujase në cdo sferë.
A do të ndryshoj ky realitet? Kjo mbetet të shihet nga puna e qeverisë së re e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev dhe dy parti shqiptare, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.










