Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se është ende herët për të treguar se a do ti hyjë garës presidenciale. “Për ate se kush do të jetë kandidat për presidentin e vendit dhe se a do të ketë koalicion mes LSDM dhe BDI do të vendoset pasi që të përfundojë procesi me ndryshimet kushtetuese, që do të thotë nga fundi i janarit”, theksoi kryeministri Zoran Zaev për gazetën “Nezavisen”.
I pyetur se a ekziston mundësia që ai të jetë kandidati për president, Zaev tha se për zgjedhjet e ardhshme do të ketë vendime pas vendimeve për ndryshimet kushtetuese. Zgjedhjet e gjashta presidenciale pritet të firmosen në fillim të shkurtit, kur do të nis edhe rrjedhja e afateve për veprimet dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale që duhet të mbahen në fillim të majit 2019. (INA)










