Ja kur nis viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që viti i ri shkollor për shkollat fillore dhe të mesme të nis më 1 tetor. Vendimi i parë ka të bëjë me protokollet e miratuara për mësimin me prezencë fizike për shkollat fillore dhe të mesme.

Qeveria në vendimet e saj në sferën e arsimit miratoi Protokollin për mësim në prezencë fizike për vitin 2020/2021 në shkollat fillore dhe të mesme. Po ashtu është vendosur që të formohet një grup pune ku do të marrin përfaqësues nga disa resore përgjegjëse ministrore dhe përfaqësues nga zyra e kryeministrit, për të ndjekur dhe për të dhënë mendime për përgatitjet e shkollave për zbatimin e procesit mësimor në kushtet e Covid-19.

Me këtë Qeveria obligoi Ministrinë e Arsimit dhe shkencës që të ndërroj kalendarin për fillimin e vitit shkollor, ashtu që viti shkollor nis më 1 tetor dhe jo më 1 shtator, ashtu siç nis zakonisht pas pushimeve verore. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu