Ja kur pritet nxënësit t’i marrin ndihmat prej 1200 dhe 1800 denarë?!

Në ditët në vijim rreth 100 mijë nxënës do të marrin ndihmë financiare nga paketa e nëntë e masave antikrizë. Pagesa bëhet me faza dhe tashmë ka nisur, pasi ashtu si Ministria e Arsimit i merr të dhënat, ashtu edhe pagesat përgatiten dhe realizohen.

Në 6 muajt e ardhshëm, mbi 35.000 gjimnazistë do të marrin 1.800 denarë në muaj, pra gjithsej 10.800 denarë deri në fund të vitit shkollor. Ndërsa 70.000 nxënës të shkollave fillore deri në qershor do të marrin 1.200 denarë në muaj.

Me pakon e re mbulohen vetëm ata nxënës, prindërit e të cilëve kanë të ardhura totale mujore deri në 50.000 denarë.

Sindikata e gjimnazistëve mendon se duhet të ketë mbështetje financiare edhe për nxënësit e tjerë, por këtë masë e vlerësojnë pozitivisht. Sipas kësaj sindikate, mbështetje financiare duhet të ketë edhe për nxënësit e tjerë aktiv me nota të mira, me qëllim të motivimit të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu