Ja kush është këshilltarja shqiptare e Ivanovit (FOTO

Kreu i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili është në krye të detyrës prej gati 8 vitesh, herë pas here ka luajtur rol të rëndësishëm në politikën e vendit.

“Faktor” ka prezantuar sot ekipin e “njerëzve të Ivanovit” të cilët janë pjesë e kabinetit të tij dhe e këshillojnë kur ai duhet të sjell ndonjë vendim.

Dora e djathtë e Ivanovit është sekretar gjenerali, i riu Boris Josifovski. Pastaj Luben Arandaudoski, Ile Masalkovski, Darko Kostadinovski këshilltar për politikë të jashtme dhe ish-këshilltar në kabinetin e Boris Trajkovskit. Këshilltar për çështje ushtarake është gjenerali Goranço Koteski. Më pas gjenerali Mirçe Gjorgoski.

Por, ndër këshilluesit tjerë është edhe një shqiptare, gruaja e vetme në kabinetin e Ivanovit, Luljeta Qufliju, për të cilën thuhet se ka përvojë të gjatë në institucionet shtetërore, OJQ-të. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu