Universiteti Shtetëror i Tetovës këto ditë festoi 24 vjetorin e themelimit të tij, që u themelua më më 17 dhjetor të 1994. Në çdo përvjetor kujtojmë gjithmonë themeluesin dhe ideatorin e UT, Rektorin historik prof Fadil Sulejmanin dhe dëshmorin e parë që u bë martir i UT Abdylselam Emini i cili ndërroi jetë në mbrojtje të UT-së gjatë protestave të vitit 1994.
Meritat kuptohet se ju takojnë në rradhë të parë studentëve dhe prindërve të tyre, profesorëve, si dhe si të gjithë popullit që në forma të ndryshmë përkrahën UT, duke sakrifikuar gjithmonë që Universiteti i Tetovës të bëhet realitet.
Gjithsesi meritat janë edhe të banorëve te Reçicës se Vogël dhe te Fshatit Poroj që dhuruan shtëpitë dhe lokalet e tyre të bëhen mësojntore të UT.
Si universitet gjithë popullor kishte padyshim edhe mbështetjen e elitës politike te asaj kohe Kryetarët e Partive Politike, edhe ate të PPDSH-së Arbën Xhaferit, Abdurahman Alili PPD, Iljas Halimit PDP etj, profesorëve te shumtë të cilët ishin edhe nënshkrues të aktit të themelimit, kryetarëve të tre Komunave Shqiptare edhe ate të Tetovës Shaqir Aliti, atij të Gostivarit Enver Zenkut, te Dibrës Qemal Xhafa. Gjithashtu në Dokumentin e themelimit jane edhe shume nënshkrime te intelektualeve dhe profesorëve shqiptar që u treguan te guximshëm ate kohë, edhe ate Nevzat Halili, Muqereme dhe Arben Rusi, Milaim Fejziu, Xhevat Halili, Zeqir Kadriu, Mirtezan Ismaili, Agni Dika,Petrit Pollozhani, Sami Ibrahimi, Vahit Kamberi etj (dhe emra tjerë që janë në dokumntentin e aktit të themelimit)
Edhe pse gjatë asaj kohë qeveriste LSDM e udhëhequr nga Branko Crvenkovski, të cilët në mënyrë brutale dhe të dhunshme kundërshtuan idenë e themelimit të UT, madje duke përdorur dhunë dhe forcë ndaj studentëve dhe themeluesve të saj, Ministri i asaj kohë për Punë dhe politikë Sociale Iljaz Sabriu nga rradhët e partnerit të koalicionit PPD, u rradhit në anën e popullit dhe të themeluesve të UT-së duke e nënshkruar aktin e themelemit në pozitën e Ministrit të qeverisë së RM, duke e përkrahur idenë e shqiptarëve për Universitet, dhe duke kundërshtuar qeverinë e tij e cila atë botë ishte kundër Universitetit shqiptar të Tetovës.
Pas këtij nënshkrimi të Iljaz Sabriut për aktin e themelimit të UT, më Kërkese të partisë Liberale dhe të Kryetarit të Kuvendit te RM të asaj kohe Stojan Andov, dhe me kërkesë edhe te deputeteve te LSDM u kërkua shkarkimi i menjëhershëm i Ministrit Iljaz Sabriut ku edhe një muaj më vonë në rikonstruimin e Qeverisë Ministri Iljaz Sabriu u shkarkua respektivisht u zëvendësua me pasardhësin e tij Naser Ziberin.
Ky shkarkim i Ministrit Iljaz Sabriu u bë me kërkesë të Kryetarit të atëhershëm të Qeverisë Branko Crvenkovski, i cili nuk mund ta pranonte faktin që nje Ministër i kabinetit të tij ka nënshkruar Aktin e themelimit të UT-së i cili kishte deponuar nënshkrimin e tij në cilësinë e Ministrit të qeverisë së RM, një gjest jo i zakonshëm i Ministrave shqiptar që sot e kësaj dite në Maqedoninë “moderne” do ta kishin të pamundur të nënshkruajnë vendime, ku shefi i qeverisë në mënyrë të ashpër do ta kundërshtonte.
Edhe pse dokumenti i themelimit të UT, vlerësohet si dokument historik, i cili si dokument origjinal ndodhet diku në Arhivin e Universitetit, nuk ka ndodhur që në Akademinë solemne te organizuar të ftohen të paktën në cilësinë e mysafirëve këto figura që në momentin me të vështire deponuan nënshkrimet e tyre duke e perkrahur pa asnjë mëdyshje Universitetin e Tetovës si vlerë kombëtare pë arsimin sipëror në gjuhën shqipe në Maqedoni.










