Ja kush qëndron pas grafiteve kundër BDI-së në Tetovë

Gjatë ditës së sotme, u publikuan foto nga aksioni i mbrëmshëm gueril në qytetin e Tetovës kundër BDI-së.

Me sa shihet, ky aksion gueril, i shoqëruar me grafite të ndryshme, është organizuar nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, pas publikimit të disa përgjimeve, në të cilat ofendohen banorët e Tetovës si dhe figura të shquara akademike.

Këto ishin grafitet nga aksioni i mbrëmshëm gueril në qytetin e Tetovës nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA:“Tetova ska vend për stërvinat”, “BDI shporru nga Tetova”, “Ali ik” dhe “Zullumin do e paguani shtrenjtë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu