Ish ministri Mile Janakieski dhe të tjerët të dyshuar në hetimin e Prokurorisë, për mallverzim për ndërtimin e tre hoteleve dhe shkallëve spanjole, morën nga 30 ditë paraburgim të tjera, vërtetuan nga Gjykata Penale, përcjellë Zhurnal.
Gjykata ka vendosur sipas propopzimeve të Prokurorisë që të gjithëve t’u vazhdohet paraburgimi. Janakieski ishte dërguar në kontroll në spitalin e qytetit “8 shtatori”, dhe në spital privat, por gjykata nuk e ka pranuar këtë si një rrethanë më lehtësuese për shqiptimin e një mase më të lehtë.
Janakieski dhe të tjerët kanë të drejtë ankese deri tek këshilli penal i gjyqit.
Në hetimin e cila u hap në qershor, përskaj Janakieskit, të përfshirë janë edhe pesë të punësuar në Ministrinë për Transport dhe Lidhje, ish avokate shtetërore, e punësuar në kadastër, biznesmenë dhe dy persona tjerë.
Të gjithë këta të dyshuar, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 2,64 milion euro.










