Zgjedhjet presidenciale tashmë kanë përfunduar dhe sipas rezultateve të KSHZ Stevo Pendarovski zyrtarisht është zgjedhur president i Maqedonisë së Veriut, njofton InfoShqip.com
Ai në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë 436.212 vota ose 51.66 për qind. Kundër kandidatja, Gordana Siljanovska, ka fituar 377.713 vota, ose 44.73 për qind. Vota të pavlefshme janë shpallur 30.442 fletëvotime, ose 3.61 për qind.
Pendarovski ka fituar me 66.000 vota në epërsi ndaj kandidatets nga radhët e VMRO edhe atë numrin më të madh të vtuesve e ka patur në këto komuna:
Saraj 7700 vota në favor të Pendarovskit
Tearcë 3200 vota në favor të Pendarovskit
Likovë 6500 vota në favor të Pendarovskit
Gostivar 7000 vota në favor të Pendarovskit
Tetovë 10 000 vota në favor të Pendarovskit
Strugë 6000 vota në favor të Pendarovskit
Zhelinë 3600 vota në favor të Pendarovskit
Kumanovë 4000 vota në favor të Pendarovskit
Dollnen 2000 vota në favor të Pendarovskit
Studeniçan 4000 votanë favor të Pendarovskit
Strumicë 3000 votanë favor të Pendarovskit
Kërçovë 3000 vota në favor të Pendarovskit
Karposh 2.500 vota në favor të Pendarovskit
Qendër 3 500 vota në favor të Pendarovskit
Në total rezultojnë 66,000 vota për Pendarovskin./InfoShqip.com










