Ja politikanët shqiptarë që kanë më shumë ndjekës “like” në Facebook

Sali Berisha, Edi Rama, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, është kjo top-pesëshja e liderëve politikë shqiptarë, për nga numri i ndjekësve në rrjetet sociale.

Politikani karizmatik, ish-kryeminsitri dhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dominon rrjetet sociale të politikanëve shqiptarë, me mbi një milion ndjekës në faqen e tij në Facebook, raporton InfoShqip.com.

Menjëherë pas tij radhitet kryeministri akual shqiptar, Edi Rama, kurse ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, mban vendin e tretë për pëlqyeshmëri në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës së Kosovës dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi është i katërti me radhë, i pasuar nga ish-kryeministri tjetër i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas tij renditet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kurse kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është i fundit në këtë renditje, ndërkohë që ish-lideri i partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti, mbetet i parafundit me numrin e ndjekësve në faqen e tij në Facebook.

Vlen të sqarohet se profili apo faqja e kryeministrit Mustafa është rihapur para disa muajsh, pasi që kohë më parë, siç ka thënë ai, e ka mbyllur atë, pasi që, sipas tij, ka qenë e “abuzuar” me disa postime të bëra pa lejen e tij, kurse i paverifikuar është edhe profili apo faqja e ish-kreut të VV-së, Albin Kurtit, i cili në publik është deklaruar se nuk ka ndonjë faqe zyrtare që mbahet nga ai, në Facebook dhe në asnjë rrjet tjetër social.

Duhet theksuar edhe se në këtë “garë”, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është kyçur më vonë, vetëm pasi që është zgjedhur, kohë më parë, në krye të partisë së tij dhe në krye të Kuvendit të Kosovës.

E paverifikuar është edhe faqja apo profili i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili nuk mund të “krenohet” edhe aq me numrin e ndjekësve që ka.

Renditja e liderëve më të ndjekur politikë shqiptarë, sipas numrit të ndjekësve që kanë në rrjetin social Facebook, është kjo:

  1. Sali Berisha – 1 040 051 ndjekës
  2. Edi Rama – 999 439
  3. Behgjet Pacolli – 457 357
  4. Hashim Thaçi – 321 774
  5. Ramush Haradinaj – 88 996
  6. Kadri Veseli – 79 431
  7. Fatmir Limaj – 74 572
  8. Ali Ahmeti – 68 458
  9. Menduh Thaçi – 50 588
  10. Bujar Nishani – 40 792
  11. Albin Kurti – 26 367 dhe
  12. Isa Mustafa – 23 534 ndjekës

Numri i ndjekësve që figuron në faqen/profilin e secilit prej liderëve politikë shqiptarë, të përfshirë në këtë renditje, sipas InfoShqip.com, mban numrin ekzistues të ndjekësve deri në momentin kur është bërë ky pasqyrim. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu