Ja pse disa meshkujve nuk iu rritet mjekra

Falë hipsterëve dhe njerëzve me mjekra, mjekrat janë bërë modë përsëri.

Meshkujt të cilët kanë fatin të rritin mjekrën e mbajnë atë me krenari. Pas të gjithash, ata konsiderohen edhe më tërheqës sesa pa mjekër.

Dhe në anën tjetër, ka meshkuj të cilët mezi ia dalin apo nuk ia dalin fare të rrisin qime në fytyrën e tyre. Miliona meshkuj nëpër botë ëndërrojnë të rrisin mjekrën, duke ua pasur lakmi atyre që kanë një të tillë.

Por, duket se ka një arsye shkencore pse disa meshkujve nuk iu dalin qime në fytyrë – një përbërës hormonal i quajtur “dihidrotestosterone”.

I njohur shkurt si DHT, ky përbërës shpesh ka të bëjë edhe me rënien e flokëve dhe është i lidhur me testosteronin.

E gjitha varet nga ajo se si trupi juaj reagon ndaj testosteronit. Nëse jeni më i ndjeshëm ndaj tij, atëherë mjekra do të rritet më shumë dhe anasjelltas.

Edhe gjenet luajnë rol në këtë. Nëse babi juaj nuk ka mjekër ose e ka të keqe (me pak qime), atëherë duhet ta falënderoni atë për këtë “dhuratë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu