Ja pse Sasho Mijalkov sonte përfundoi në burg

Për shkak të rrezikut të arratisjes nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, sonte iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, njofton TetovaSot.

Për momentin, Mijalkov është në rrugë për në burgun hetimor të Shutkës, dhe nga Prokuroria Speicale Publike nuk japin hollësi rreth dyshimeve që kishin lidhur me planin e dyshuar të fluturimit të Mijalkovit.

Sasho Mijalkov iu dha 30 ditë paraburgim, konfirmoi Prokuroria Speciale Publike, dhe momentalisht ai po dërgohet në burgun e Shuto Orizarës.

Ai u arrestua me kërkesë të PSP-së. Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup 1, pasdite, urdhëroi masën e ndalimit.

Ish-drejtori i DSK- së, Sasho Mijalkov, është akuzuar në disa raste të PSP-së edhe atë si “Fortesa – Target”, “Trezor”, “Tortura” dhe “Titanik 2”.

Pas Kirill Bozhinovskit dhe Mile Janakievskit, Mijallkov është funksionari i tretë që është arrestuar pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski./TS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu