Ja rezultati i zgjedhjeve të fundit për Tetovën, cila parti sa vota fitoi (FOTO)

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, sipas rezultateve të KSHZ, BDI ka dal fituese në Tetovë me më shumë vota, por duke i shkuar pas Lëvizja BESA. Vota në numër të madh ka marrë edhe PDSH e cila vazhdon të qëndrojë me elektoratin e saj në Tetovë, informon INA.

Ndërsa Aleanca është radhitur partia e katërt. Qindra vota ka marrë edhe PPD e Abduladi Vejselit.

Nga blloku politik maqedonas, VMRO-DPMNE ka siguruar numër më të madh të votave se LSDM, por një diferencë e vogël prej 800 votave.

Në zgjedhjet e 15 tetorit, BDI llogaritë në votat e LSDM, ndërsa ende nuk dihet se nga do të përcaktohet elektorati i VMRO-DPMNE që është tejet vendimtar.

Sipas KSHZ

BDI 10.769 vota

BESA 8.512

PDSH 7279

ASH 3619

VMRO-DPMNE 8.040

LSDM 7252


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu