Sipas komunikatës së Shtatmadhorisë turke është rritur në 2.184 numri i terroristëve që janë neutralizuar në Operacionin “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë në rajonin Afrin të Sirisë.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke njoftohet se si rezultat i operacioneve tokësore dhe ajrore që janë kryer të martën në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar edhe 101 terroristë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.
Kështu që numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 20 janar e deri më sot ka arritur në 2.184.
Shtabi i Përgjithshëm bën të ditur gjithashtu se vazhdon operacioni i filluar më 20 janar për të vendosur sigurinë dhe stabilitetin në kufij dhe rajon, për të neutralizuar terroristët e PYD/YPG/PKK/KCK dhe DAESH-it në rajonin e Afrinit, që ndodhet në veriperëndim të Sirisë, si dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëlla të rajonit nga shtypja dhe persekutimi.










