Ja sa u rrit pagesa e orës për punë në Gjermani?!

Nga 1 tetori, punëtorët në Gjermani do të paguhen nga 12 euro për orë. Kështu ka vendosur qeveria e këtij vendi. Në njoftimin e ekzekutivit atje thuhet se vendimi u mor për shkak të rritjes së inflacionit. Kështu punëtorët që deri më tani janë paguar 1 mijë e 811 euro, nga ky muaj do të paguhen minimalisht 2 mijë e 80 euro për 40 orë punë.

Paga minimale për orë pune në Gjermani aplikohet që nga viti 2015, kur ishte 8.50 euro bruto në orë. Në vitet në vijim kjo vlerë u rrit deri në 12 euro. Por, sipas mediave gjermane sindikatat po kërkojnë që kjo rritje të jetë 20 euro, duke pasur parasysh se 12 euro për orë është e pamjaftueshme.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rritja mund të sjellë rritje të çmimeve të produkteve. Një pjesë e punëtorëve shfaqen të kënaqur me rritjen e pagës miniale, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që mendojnë se kjo rritje nuk mjafton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu