A keni pyetur ndonjëherë se sa kushton pajisja me pasaportë evropiane në mënyrë legale? “Austria, Hungaria dhe Portugalia kërkojnë me të vërtetë shuma modeste që të bëheni qytetar i tyre”, shkruajnë mediumet transmeton Gazeta Lajm.
Qytetarët e Mqedonisë më së tepërmi pajisen me pasaporta bullgare, mirëpo këtë të drejtë kryesisht mund ta shfrytëzojnë maqedonasit, të cilët e kanë më lehtë të dëshmojnë “prejardhjen e tyre bullgare”, gjë që nuk mund ta shfrytëzojnë shqiptarët, të cilët deri te dokumente evropiane kryesisht arrijnë përmes “nuseve” me letra.
Tani disa vite qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, mirëpo pasaportat e vendeve të BE-së edhe më tej mbeten atraktive për shkak të mundësisë për të punuar në shumicën e vendeve të BE-së pa viza pune.
Më poshtë ju sjellim disa shembuj se si mund të merrni shtetësi dhe pasaportë të disa prej vendeve anëtare të BE-së.
QIPRO
Nëse dëshironi të bëheni qytetar i Qipros duhet ët investoni së paku 3 milionë euro në këtë vend. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar kryesisht milionerët rusë, sepse është pak e paarritshme për qytetarët e thjeshtë.
IRLANDË
Pajisja me shtetësi të Irlandës kushton “vetëm” 500 mijë euro, mjete të cilat duhet t’i investoni në ndonjë projekt publik nga sfera e arsimit, shëndetësisë, artit ose sportit.
PORTUGALIA
Ky vend ofron mundësi për pajisje me pasaportë evropiane përmes blerjes së patundshmërive. Nëse bleni patundshmëri në vlerë prej 160 mijë eurove, pasaportën e Portugalisë do ta keni në xhep. Kjo masë pritet të implementohet edhe në Spanjë.
HUNGARIA
Që të pajiseni me shtetësi hungareze nevojitet të bleni numër të caktuar bono thesari shtetërore. Ato paraqesin vërtetim se blerësi i ka paguar editorit shumë të caktuar parash. Këtë masë e kanë shfrytëzuar shumë shtetas të Indisë, Rusisë dhe Kinës.