Ja si nisi incidenti në mes Arbër Ademit dhe Antonio Milloshoskit (VIDEO)

Në seancën e 39-të të Komisionit për Çështje Evropiane ka pasur tensionim të situatës ndërmjet udhëheqësit të Komisionit, Arber Ademit, dhe anëtarët të Komisionit nga radhët e opozitës, transmeton Portalb.

Situata eskaloi në momentin kur po votohej për rendin e ditës në seancën e 39-të, ku duhet të debatohet për Ligjin për Gjyqtarët, më saktësisht për zgjatjen e punës së gjyqtarëve që i plotësojnë kushtet e pensionimit.

Kryetari Ademi kërkoi që të votohet rendi i ditës, ndërkohë deputeti Halil Snopçe kërkoi fjalën. Në këtë periudhë, deputeti Antonio Milloshevski tentoi të ndërpresë votimin. Për këtë, Ademi ka reaguar edhe fizikisht, duke gjuajtur edhe me sende rrethanore.

“Gjithmonë kur është tema e drejtësisë në rend ditë në Kuvend, VMRO-DPMNE është nervoze, destruktive, shkakton tensione, ndërsa sot tentoi edhe të provokojë edhe fizikisht”, reagojnë nga LSDM-ja.

Në lidhje me këtë incident, ka reaguar e para VMRO-DPMNE.

“Ish-ministri i arsimit nga BDI dhe LSDM-ja në fizikisht në mënyrë jo-arsimore përleshet fizikisht me kolegët deputet, demostroi dhunë”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu