Ja si t’i parandaloni dhimbjet e shpinës

Një shpinë e shëndetshme përbëhet prej tri lakoreve të shëndetshme:

1.      Një lakore nga brenda në pjesën e qafës (lakorja cervikale)

2.      Një lakore nga jashtë në pjesën e sipërme të shpinës (lakorja torakale)

3.      Një lakore nga brenda në pjesën e poshtme të shpinës (lakorja lumbale)

Qëndrimi i duhur ndihmon në mirëmbajtjen e këtyre lakoreve ndërsa qëndrimi i keq e bën krejtësisht të kundërtën, duke stresuar muskujt dhe shkaktuar dhimbje.

Gjatë qëndrimit në këmbë keni parasysh këta faktor:

·         Mbani supet pas dhe të relaksuara

·         Tërhiqeni barkun brenda

·         Mbani shputat e këmbëve larg njëra tjetrës ashtu sa i keni supet e gjera

·         Shpërndani peshën në të dyja këmbët njëjtë

·         Lejoni duart të varen në mënyrë natyrale anash trupit

Tentoni që të mos e ktheni kokën anash, poshtë apo lart dhe sigurohuni që gjunjët të jenë të relaksuar.

Gjatë qëndrimit ulur mbani mend këto këshilla:

·         Zgjidhni një karrige e cila ju mundëson që gjunjët t’i keni në të njëjtën distancë me ijet. Nëse e nevojshme, vendosni diçka nën shputa për ta bërë këtë balancim.

·         Mbështetuni në karrige. Nëse karrige nuk mbështet shpinën tuaj atëherë rekomandohet të merrni ndonjë jastëk apo peshqir të mbështjellur për ta vendosur prapa pjesës së poshtme të shpinës.

·         Mbani pjesën e sipërme të shpinës dhe qafën drejtë

·         Mbani supet e relaksuara dhe – jo të ngritura, kërrusura apo të tërhequra shumë prapa

Edhe pse qëndrimi i përshtatshëm duhet të jetë diçka natyrale, në fillim ju mund të ndiheni të ngurtë pasi që qëndrimi i papërshtatshëm ka ndryshuar strukturat e indeve të buta dhe forta deri në një masë. Çelësi është që të praktikoni qëndrimin e drejtë çdo ditë dhe mos të ndaleni deri sa ta arrini atë. Përmirësimet mund të ndodhin tek secila moshë dhe gjini. Zgjatjet dhe ushtrimet për forcimin e muskujve të trungut janë alternativë ndihmëse po ashtu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu