Ish aktivisti studentor dhe gazetari Ylber Jahiu në kuadër të zgjedhjeve për Rektor të Universitetit të Tetovës ka shkruar se Universiteti i Tetovës ka nevoj për një rektor premtues dhe që do të angazhohet në ritjen e cilësisë dhe performancës së Universitetit të Tetovës si një vatër e dijes pasi në mandatin e rektorit Jusuf Zejneli nuk është se ka pasur ndonjë performancë në rang vendi apo botërorë.
Jahiu menaxhimin e Universitetit të Tetovës e vlerëson si të dështuar dhe shpreson që bota akademike e UT-së të zgjedhin një Rektor të ri, shkruan Top24.










