Jakimovski: Edhe para pushkatimit po të na nxjerrin, nuk i votojmë ndryshimet kushtetuese?!

Stevçe Jakimovski, kryetari i partisë së njohur GROM, aleate e VMRO-DPMNE thotë se deputeti i tyre Panço Minov nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese për emrin që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës.

Ai ka theksuar se që partia e tyre nuk ka shanse që të votojë, nëse duan siç tha edhe ti nxjerrin para një çete pushkatimi, por as edhe me kallëzime penale nuk do ti frikësojnë. Jakimovski tha se është e çuditshme në këtë kohë të ngritet akuzë e re ndaj tij nga Prokuroria Speciale, për keqpërdorime gjatë kohës së kryetar i komunës së Karposhit. Ai thotë kjo ndodhë pas ofertave të kryeministrit Zoran Zaev për deputetin e tyre Pançe Minov për të përkrahur ndryshimet kushtetuese.

“Ka pasur oferta të pahijshme. Në dy raste kanë thirrur deputetin tonë në bisedime për ta bindur për të votuar dhe në këto bisedime është përmendur edhe emri im. Është normale se nuk kemi lëshuar pe dhe nuk ka shanse të ndodhë. Shumë mirë e dijnë se kush e thirri deputetin tonë me urdhër të Zaevit”, theksoi Jakimovski. /ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu