Jakimovski: Nuk më vjen keq që nuk jam në koalicion me VMRO-DPMNE-në, më vjen mirë që nuk marr pjesë në tradhti

Nuk më vjen keq që nuk jam në koalicion dhe nuk do të jem në koalicion me VMRO-DPMNE-në, deklaroi në episodin e sotëm të “Biseda të vështira” lideri i GROM-it, Stevço Jakimovski, transmeton InfoShqip.

“Nuk më vjen keq që nuk jam në koalicion dhe nuk do të jem në koalicion me VMRO-DPMNE-në, qofshin me fat, përkundrazi më vjen mirë që nuk po marr pjesë në këtë tradhti të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për propozimin francez ”, tha Jakimovski.

“Duke dëgjuar të dyja palët, nuk kemi më njerëz, ata ikën, nuk gjejmë mësues të edukatës fizike, për të mos folur për fusha më të mangëta si fizika, matematika, informatika.

31 tanket që kishim ia dhamë Ukrainës, si ndihem i sigurt si maqedonas? Një bombardues amerikan po fluturon këtu, çfarë thotë kjo? Se ai është gati të bombardojë… A është kjo siguri e shtuar?” – pyet Jakimovski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu