“Jam i lidhur prej 1 viti e gjysmë me vajzën më të bukur”, kush është banori i dytë i BB VIP Kosova?

“Big Brother VIP Kosova” po vazhdon dita-ditës të zbulojë detaje të reja lidhur me banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme. Pak më parë, përmes një postimi në Instagram, publiku është pyetur përmes disa të dhënave për emrin e dytë që do të jetë lojëtari më i ri.

Nuk po hyj single, qe 1 vit e gjysmë jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”, shkruhet në postimin, i cili ka marrë komente të shumta dhe padyshim nuk kanë munguar as emra.

Kujtojmë që deri më tani janë zbuluar prezantuesit e reality show të famshëm, të cilët do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti. Gjithashtu, një prej opinionistëve do të jetë Olti Curri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu