Pas biznesmenit Orce Kamçev i cili i pari e lëshoi Prokurorinë Speciale Publike, pritet që të arrijnë dhe të merren në pyetje edhe ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievsi, si dhe ministrja e tanishme për kulturë, Elizabeta Kançeska-Mileska.
Për shkak të fshehtësisë së procedurës, Prokuroria Speciale Publike nuk zbulon kush dhe pse është thirrur ose do të thirret që të merret në pyetje.
Orce Kamçev sot në mëngjes në orën 11 doli nga PSP-ja dhe nuk dha deklaratë para gazetarëve të cilët janë para Prokurorisë.