Rezart Kthupi, avokati i kontrollorëve të AlbControl që braktisën punën dy ditë më parë, ka thënë pas seancës gjyqësore që është mbajtur sot, se “ata janë shumë të rënduar psikologjikisht”.
“Unë sot kam qenë i fokusuar në procesin gjyqësor. Janë në gjendje të rëndë psikologjike. Nuk e kuptojnë si mund të ndalohen për ushtrimin e një të drejte që ua njeh ligji”, u shpreh Kupthi për mediat.
I pyetur nga gazetarët sesi u vetëdeklaruan të gjithë kontrollorët njëherësh të paaftë, avokati tha se ligji nuk iua ndalon. “Ligji nuk ka ndonjë pengesë për këtë. Për aq kohë sa nuk ka pengesë ligjore që i ndalon të deklarojnë paaftësinë për punë, janë të lirë ta bëjnë”, shtoi Kthupi.
Tre prej kontrollorëve të AlbControl janë ndaluar nga Policia e Tiranës si organizatorë të protestës, dhe akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Ata janë Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhir Mezini.
PYETJA: Komunikimet në WhatsApp?
AVOKATI: Prokuroria pretendon se ka tentativë të organizuar. Kontrollorët bënë një gjë të ligjshme për paaftësi në punë. Ligji nuk ka pengesë kur i lind kontrollorit paaftësia, të gjithëve bashkë ose individualisht. S’ka pengesë ligjore duke i detyruar mos e deklaronin paaftësinë, është e lejuar.
PYETJA: Kanë ardhur kontrollorët turq dhe grekë, çfarë po ndodh me të tjerët?
AVOKATI: Kam qenë i fokusuar tek gjyqi. Nuk kam informacione të tjera. I kemi takuar të ndaluarit. Janë rënduar psikologjikisht. Nuk e kuptojnë si merret i pandehur një person që ia njeh ligji të drejtën.
PYETJA: Të gjithë njëherësh u vetëdeklaruan?
AVOKATI: Deklarata e paaftësisë është individuale. Çdo kontrollor e firmos individualisht. Si e ka ndikuar supervizori kontrollorin. Ka ngërç të habitshëm. Prokuroria çon tre organizatorë, po ekzekutorët duhet të ndiqen penalisht? Këta që bënë deklaratën e paaftësisë.
Kjo çështje u bë politike vetëm pasi ndodhi. S’ka ndikim politik. Për këdo do e çojmë në gjyq. Flora Ndrecës i është komunikuar zgjidhja e marrëdhënies së punës. Kemi besim të plotë tek sistemi i drejtësisë. Kjo është shpejtësia e drejtësisë, këto kushte kemi, këto do respektojmë.









