Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ende nuk ka arritur asnjë listë e kandidatëve për kryetar komune dhe këshilltar komunal, njofton Zhurnal.mk
Më 14 shtator në mesnatë skadon afati deri kur partitë apo kandidatët e pavarur mund të dorëzojnë emrat e kandidatëve të tyre dhe listat e këshilltarve për pjesmarrje në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Nga KSHZ-ja për Zhurnal thonë se deri më tani asnjë zyrë komunale e KSHZ-së nuk e ka informuar KSHZ-në se ka arritur ndonjë listë me kandidatë për kryetar komune ose lista këshilltarësh.
Ndërkaq, të shtunën në mesnatë skadon afati për kontroll në listën zgjedhore. Nga KSHZ-ja thonë se pas mbylljes së listës zgjedhore për të njëjtën duhet të deklarohen edhe partitë politike.










