Januzaj në Liverpool për ta zëvendësuar Shaqirin

Liverpooli po mendon për përforcime për sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit po qarkullojnë lajme se trajneri Jurgen Klopp e ka zgjedhur Adnan Januzajn për ta zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Xherdan Shaqiri, i cili mund të largohet nga “Anfield” gjatë kësaj vere.

Liverpooli u shpall kampion i Evropës në sezonin e fundit.

Por, kjo nuk nënkupton se “Reds” nuk do të bëjnë lëvizje në ekip gjatë kësaj vere.

Sipas mediave britanike, klubi nga “Anfield” ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj, i cili e ka rikthyer formën së fundmi duke luajtur për Real Sociedadin.

Sipas portalit “rushthekop.com”, trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta përforcojë fazën ofanzive dhe e sheh përfaqësuesin belg si lojtarin ideal për ta zëvendësuar Xherdan Shaqirin, i cili mund të largohet gjatë verës.

Përfaqësuesi zviceran për momentin është i lënduar dhe duket se trajneri gjerman nuk e ka ndërmend të presë gjatë, prandaj po e kërkon bashkëkombësin e Shaqirit.

24 vjeçari kishte luajtur edhe në të kaluarën në Premierligë, në Manchester United dhe Sunderland

Një kohë ishte huazuar edhe në Borussia Dortmund.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu