Jashtë listës së kompensimeve shumë banorë të Hasanbegut (VIDEO)

Hasanbegasit vazhdojnë të jenë të shqetësuar dhe të shprehin revoltën e tyre për mos marrjen e kompensimeve të para nga përmbytjet. Shumë qytetarë që takuam në këtë fshat po kontrollonin nëse emrat e tyre janë të shënuara në listë.
“Emrin po e kontrolloj po ende nuk po mundem me gjet. Këtu është një listë, te xhamia është një listë dhe te shkolla 25 maji, dmth tre lista sa i di unë. Ende emrin nuk e kemi gjet..Unë kam telefonu ditën e shtunë, i kam dhënë emrin mbiemrin, numrin amë dhe në cilën bankë afariste të lëshohen mjetet”.

Disa prej të anketuarve madje ankohen se në listat në fjalë më shumë figurojnë emra të banorëve të fshatit Stajkovcë, Creshovë dhe Straçincë dhe jo të banorëve të Hasabegut.

“Emri im nuk është në listë, edhe përmes telefonit e kemi dhënë, edhe këtu i kemi shkruj dhe sërish nuk është në listë. Jo vetëm unë, po shumë emra nuk janë. Këtu ka më shumë për Straçincë, Stajkovcë, Creshovë ndërsa të Hasabegut shumë pak janë. Kjo liste është sikur këtu sikur të xhamia e vjetër, listë të re nuk ka, këto lista i pamë edhe dje. Manipulim i madh është këtu, jo vetëm për këtë, po edhe për ndihma, për pastrim, manipulim shumë i madh është”.

“Ende nuk kanë ardhë, ende nuk i kanë lëshu. Tash erdha ta shoh emrin po nuk besoj që është emri im këtu”.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu