Javën e ardhshme Supremja vendos për “Monstra”

Pas shumë kohë pritje, Gjykata Supreme ka vendosur që më 29 qershor të caktoj seancë publike për rastin “Monstra”.

Në këtë sencë, gjykatësit do të diskutojnë dhe shqyrtojnë rreth ankesave të akuzuarve, të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm.

Kjo seancë deri më tani është anuluar 2 herë, për shkak të mungesës së disa avokatëve të palës së akuzuar.

Seanca publike e 29 qershorit do të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu