Javën tjetër gati korniza e punës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndërsa palët politike në vend vijojnë të mos gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore, bëhet me dije se javën e ardhshme Këshilli i Evropës dhe komisioneri për Zgjerimin Olivér Varhelyi do të paraqesin strukturën e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian.

Kjo është konfirmuar nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.

“Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian.- shkruan Calavera, e cila është edhe drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Po gjatë së mërkurës, lidhur me temën e integrimit ka pasur edhe një reagim nga Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit, 8 qershori, data kur pritet të dalë korniza e negociatave është afër dhe duhen bërë patjetër përparime për Reformën Zgjedhore me konsensus që t’i japim Europës sinjale pozitive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu