Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se sot ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
E vendin e tij tashmë do ta zë gjenerali Sandër Lleshi, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i Ramës në profilin e tij në Twitter.
Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse. pic.twitter.com/cfB7ADwzgy
— Edi Rama (@ediramaal) October 27, 2018










